Hoxha pret Komisionarin Hahn në kufi, ja çfarë i kërkoj ajo

Ministrja e Integrimit Evropian ka pritur komisionerin evropian Johannes Hahn në kufirin shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, derisa Hahn po kthehej nga shteti serb për të dhënë në Kosovë mesazh për taksën prej 100 për qind.

Hoxha përmes Facebook’ut ka shkruar se kjo vizitë është e rëndësishme dhe lidhet me raportet e Kosovës me fqinjët, duke shkruar edhe se Kosova ka plotësuar kushtet e parapara për integrim në organizata ndërkombëtare e për liberalizim të vizave.

“Ne kemi plotësuar të gjitha 95 kushtet e parapara me udhërrëfyesin e liberalizimit, andaj, ajo që presim ne është aprovimi i lëvizjes së lirë, si hap i nevojshëm i mirëbesimit dhe realizimin e përpjekjeve për procesin integrues dhe vlerave të përbashkëta integruese. Z. Hahn, do t’ia bëj me dije se ashtu siç ata kanë pritur nga ne plotësimin e 95 kushteve nga udhërrëfyesi për liberalizim, edhe ne presim nga ju aprovimin e vendimit për liberalizim në Këshillin e Ministrave”, ka shkruar Hoxha./Express/

SHPËRNDAJE