Hoxhaj: Viti 2019 momentum i mirë për përmbylljen e..

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur miratimin e Platformës së Dialogut nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan platformën e Delegacionit Shtetëror për dialogun me Serbinë. Një hap i rëndësishëm drejt vazhdimit të dialogut, i cili do të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB”

Numri dy i Qeverisë ka thënë se viti 2019 paraqet një momentum të mirë për arritjën e një marrëveshje historike që mundëson përmbylljen e shtetndërtimit.

“Është jetike që të kemi konsensus të brendshëm dhe koordinim të plotë në mënyrë që pozicioni i Kosovës në tavolinën e negociatave të jetë sa më i fortë. Viti 2019 paraqet një momentum të mirë për arritjen e një marrëveshjeje historike që do të na mundësojë ta përmbyllim shtet-ndërtimin, me njohje e ulëse në OKB, dhe të fokusohemi në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.”, ka shkruar Hoxhaj në facebook.

SHPËRNDAJE