“Hulumton” Zafir Berisha, thotë se Facebooku iu hakua në Nish të Serbisë

Zëvendësministri i Brendshëm, Zafir Berisha, i cili së fundi është emëruar edhe Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, ka reaguar pasi gjatë ditës së djeshme iu hakua llogaria e tij në Facebook.

Në reagimin tjetër të bërë, Berisha thotë se llogaria e tij në Facebook mbrëmë është hakuar në Nish të Serbisë.

Sot pasdite duke e ndërruar pasvortin e fb, një “e dhën intetesante, fb im para 17 orëve është hapur në Nish të Serbis (foto 1) kohën kur unë kamë qenë duke u pregadituar për me udhëtuar nga Prizreni për në një emision teliviziv”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,
Besoj se e dini se dje para orës 21 dikush ka hakuar fb tim, mirpo ajo që dëshiroj me ndarë me ju, janë disa të dhëna interesante për këtë rastë!

Sot pasdite duke e ndërruar pasvortin e fb, një e dhën intetesante, fb im para 17 orëve është hapur në Nish të Serbis (foto 1) kohën kur unë kamë qenë duke u pregadituar për me udhëtuar nga Prizreni për në një emision teliviziv! Kjo nuk do të bënte ndonjë lajmë sikurse mos të përputheshin të dhënat tjera për të cilat ka një kohë të gjatë që shkruaj “se dikush me mision dhe i paguar, e disa pa vetëdije po i shërbejn propagandës serbo- ruse me qendrën e spiunazhit rus në Nish të Serbis”!

Për kurreshtjen tuaj po i bashkoj edhe disa foto të cilat tregojn se shkrimin që e kanë bërë ata që e kanë hakuar fb tim, kush e ka shpërnda në mesin e qindra “share” … dhe pastaj vlersone vetë!
Zafa

SHPËRNDAJE