Humb jetën një person nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë ditës së sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Blic, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili tha se bazuar ne informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë Trafiku me pasoja fatale.

“Bazuar ne informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë Trafiku me pasoja fatale, te shkaktuar sot paradite në Autostraden “Ibrahim Rugova” Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut ne autostrada janë duke u marr me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhë deri te ky aksident. Pas hetimeve që janë në proces do të ju njoftojmë për detaje tjera”, tha Kelani.

Kurse, dëshmitarë të rastit i kanë thënë Gazetës Blic se në këtë aksident ka humbur jetën një vajzë rreth 10 vjeç.

Siç shprehen dëshmitarët, shkaktari i aksidentit ka ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të Prizrenit.

SHPËRNDAJE