Humbësi i garës për Kryetar të Prizrenit pritet të ngjitet në krye të PDK-së atje

Dega e PDK-së në Prizren, është duke e mbajtur sot Konventën e saj Zgjedhore. Delegatët pasi të kanë votuar Këshillin Drejtues, ata pritet të votojnë për kryetarin e ri të degës së këtij subjekti politik.

Me shumicë votash, kryetar i ri i degës pritet të votohet, Shaqir Totaj, i cili nuk ka kundërkandidat tjetër për postin e të parit të kësaj partie, kryetar i së ciles deri më tani ka qenë, Minir Krasniqi.

Kandidaturën për kryetar e ka tërhequr, Nijazi Kryeziu, ndërsa, Nait Hasanit, i është refuzuar kandidatura, pasi që paraqitja e kandidaturës ka qenë e hapur deri ditën e premte.

SHPËRNDAJE