Humbi jetën gjatë operacionit, por shikoni gjestin e vëllezërve të yllit të “Gjeniu i vogël”

Të gjithë e mbajnë mend rastin e Blerta Pepës, 16-vjeçarja e cila ndërroi jetë gjatë një operacioni në këmbë.

Vdekja e Blertës tronditi jo pak opinionin mbarëshqiptar, çka bëri që edhe mjeku që asistoi në operimin e saj të tentonte vetëvrasjen.

Blerta Pepa, një vajzë shumë e talentuar dhe artiste, pjesëmarrëse në “Gjeniun e Vogël”, ndërroi jetë në majin e vitit të shkuar, teksa la pas dhimbjen tek familjarët e saj.

Sot, më shumë se një vit që nga humbja e Blertës, vëllezërit e saj, Landi dhe Ermali, kanë menduar që të sjellin një këngë për engjëllin e tyre.

Ermal Pepa ka publikuar në Instagram intron e këngës që do të titullohet “Si ta pranoj”.
Nga momentet e shpërndara, kjo këngë dhe ky videoklip duken tejet prekës.

SHPËRNDAJE