Humbi me nokaut, por shikoni shumën e “çmendur” që ka fituar McGregor nga kjo luftë

Conor McGregor është mposhtur mbrëmë nga Dustin Poirier.

Luftëtari irlandez u nokatua në raundin e dytë pas disa goditjeve të fuqishme që mori.

Mirëpo, pavarësisht humbjes McGregor ka fituar shumë të majme parash nga lufta e këtij mëngjesi.

Sipas informacionit të transmetuar nga The Independent, ai ka siguruar kështu një shumë prej pesë milion dollarësh (afërsisht 4.1 milion euro) për duelin e tij kundër Poirier.

Përveç çekut të negociuar me shefin e UFC, Dana White, Conor McGregor gjithashtu fitoi një përqindje të të ardhurave nga pagesa për shikim. Transmetimi i ka ofruar atij gati 15 milion dollarë sipas vlerësimeve (12.3 milion euro).

Në bazë të shifrave të përgjithshme ai ka fituar rreth 20 milionë euro nga kjo luftë.