Hyri i armatosur për të vjedhë, shqiptarja trimëreshë ia bën tetë me dy

Dy të reja në Tiranë janë përballur ditën e sotme me një situatë të rrezikshme teksa po shisnin në dyqan.

Vajzat janë tregua mjaft trime dhe të zonja pasi kanë parandaluar një grabitje si dhe kanë shpëtuar jetën e tyre.

Tentativa e grabitjes ka ndodhur pasditen e sotme në një dyqan argjendarie, rreth orës 17:56 në rrugën ‘Muhamed Gjollesha’, përballë shkollës ‘Sabaudin Gabrani’.

Një i ri i veshur me bluzë me kapuç dhe kapele në kokë hyn brenda në dyqan duke kërcënuar me pistoletë. Të kapura në befasi, dy vajzat që qëndrojnë pas banakut, kanë nisur të ulërasin, ndërsa njëra prej tyre ka nxjerrë prej sirtarit një sprai, duke ia drejtuar hajdutit.

Ky i fundit, pas këtij akti është larguar nga dyqani, ndërkohë që vajza vijon të hedhë drejt tij sprai.

Pavarësisht se agresori ka pasur armë, vajza e guximshme ka vepruar me shpejtësi, duke shmangur kështu vjedhjen.

Ndërsa vajza tjetër e frikësuar është larguar pas banakut, shitësja e guximshme ka shtypur edhe alarmin e sigurisë.

SHPËRNDAJE