Hyri me maskë dhe automatik në lokal, arrestohet i riu shqiptar

Një 27-vjeçar nga Tirana u arrestua në Mat, pasi rezultonte i shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Alban Uka, më datë 07 shkurt 2018, në bashkëpunim me vëllain e tij (A.U, i cili është në kërkim), në fshatin Baz Mat, janë futur të maskuar dhe të armatosur në lokalin e E.Ç, 25 vjeç.

Gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri automatik në ajër disa herë dhe më pas kanë goditur me qytën e pistoletës duke i shkaktuar dëmtime 25-vjeçarit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprat penale “Kanosje për vrasje”,”Mbajtje pa leje të armëve luftarake”,”Prishje e qetësisë publike”,”Shkatërrim i pronës”,”Plagosje e lehtë me dashje”.

SHPËRNDAJE