‘Hyrrem’ i ka prerë damarët, shkak ish i fejuari

Një nga aktoret më të dashura për shqiptarët, Meryem Uzerli, e njohur si “Hyrrem” në serialin “Sulltani i madhërishëm” ka treguar periudhën më të vështirë të jetës së saj.

Ajo ka thënë se pavarësisht suksesit që ka pasur në karrierë, jeta private ka qenë një skëterrë pasi ish-i fejuari i kërkoi të abortonte fëmijën.

Mirëpo aktorja e ka dashur shumë të voglën e saj dhe kërkesa e ish-partnerit e ka prekur pa dyshim.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Ajo tregoi:

Në Antalja mora një çmim, po atë natë tentova të vras veten. Shkova në dhomën e hotelit, e hodha statujën e çmimit dhe e shkatërrova. Isha çmendur dhe preva damarët, kishte gjak kudo. Doja të hidhesha nga ballkoni sepse vetëm kështu do shpëtoja. Doja të zhdukesha, e shihja shpëtimin tek vdekja.”

Ajo nuk e abortoi fëmijën pavarësisht të gjithave. Sot Meryem është nënë e një vajze me emrin Lara e cila ka trashëguar bukurinë e së ëmës.

SHPËRNDAJE