Hyseni ia dorëzon detyrën Sefajt, ja ku ka punuar ministri enigmatik të cilin nuk e njeh publiku i Kosovës (Foto)

Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tashmë ish-ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, i ka dorëzuar detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Në një takim të shkurtër të dy bashkëbiseduesit biseduan për sfidat dhe çështjet kryesore të cilat preokupojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme, thuhet një njoftimin e ministrisë.

Ish-ministri Hyseni ka uruar për detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme, ministrin Sefaj. (Kliko në reklamë për më shumë pamje)

Ndërsa ministri i ri i MPB-së, z. Flamur Sefaj, falënderoi ish-ministrin Hyseni për punën që ka bërë në këtë ministri gjatë mandatit të kaluar.

Veriu.info mëson se Flamur Sefaj prej pas luftës punon në Zvicër, në njërën prej kompanive të familjes Pacolli, ndërsa nuk ka ekspericencë në punët shtetërore të Kosovës

SHPËRNDAJE