I dërguari i BE-së për dialogun nesër shkon edhe në PDK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj nesër do të presë në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Komunikimit të PDK-së. Takimi mes tyre do të mbahet te Zyret e Selisë Qendrore të PDK-së, duke filluar nga ora 9:50.

Takimi i tyre vjen pas takimit të Lajçak me u.d Presideten, Vjosa Osmani në ora 08:00.