I dorëhequri nga LDK-ja së bashku me 200 aktivistë, do ta padisë Abrashin, thotë se 200 libreza të partisë do t’i dorëzoj në Prokurori

Shefqet Rexha, themeluesi i degës së LDK-së në Magdeburg, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti, së bashku me 200 aktivistë të tjerë.

Mirëpo për këtë ka reaguar Abran Abrashi, i cili tha se “Shefqet Rexha është një gënjeshtarë, ne kemi pyetur në Gjermani dhe në Magdeburg nuk ka ekzistuar ndonjë nëndegë e LDK-së“.

Shefqet Rexha, ka dashur që përmes gazetës “Bota sot” ta demantojë Abrashin, duke i treguar me fakte se ka qenë themelues i degës atje dhe se është angazhuar vazhdimisht. Rexha ka zgjedhur këtë mënyrë të demantimit, pasi siç thotë ai, dikush ia ka bllokuar llogarinë e Facebook.

Shefqet Rexha
Ai thotë se do ta padisë Arban Abrashin për shpifje dhe 200 librezat e anëtarëve të degës do t’i paraqes në prokurori.

Kujtojmë se Shefqet Rexha dha dorëheqje pasi që LDK-së nisi mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti.

LDK-së në Magdeburg, në vitet e 90′
Reagimi i plotë i Shefqet Rexhajt, i dërguar në redaksinë e “Bota sot”:

Demantim

Demantoj intervistën e Arban Abrashit dhënë „zërit“ me 28.03.2020. Ai në atë Intervistë thekson për mua: „Shefqet Rexha është një gënjeshtarë, ne kemi pyetur në Gjermani dhe në Magdeburg nuk ka ekzistuar ndonjë nëndegë e LDK-së“.

Unë me këtë rast dua t’ia bëjmë me dije dhe ate me fakte se kjo nëndegë ka ekzistua që nga 25.11.1993 dhe si krytar të parë më zgjedhën mua, dhe rregullisht deri në fund bashkatdhetarët më kanë zgjedhur mua deri në vitin 2001. Në atë kohë isha i sëmjuar dhe nuk kam mundur të vazhdoj me aktivitetet e LDK-së. I kamë lutur antarët e kryesisë por askush nuk pranoi ta merrë timonin e nëndegës. Për mua ishte e pamundur sepse isha në spital dhe kështu kjo nëndegë dal nga dal u shua.

Ndërkohë filloi edhe kthimi i shumë bashkëatdhetarëve në Kosovë, disa të tjerë u shpërndanë nëpër vende të ndryshme të Evropës dhe kështu çdo gjë është zbehur. Kamë tentuar shumë herë ta ringjalli nëndegën sepse vinin prapë bashkatdhetarë të rinjë, por nuk kishte të interesuar sepse tani pupulli ishte shpërndarë në parti tjera të krijuara pas luftës.

Një arsye tjetër që shumë ndikoi në zhdukjen e nëndegës së LDK-së ishte edhe Vizita e Adem Demaqit i cili terr e zi foli për Rugovë dhe LDK-në. Më vonë u paraqit edhe Muj Rugova i cili bëri të njejten gjë si Demaqi bile edhe goxha na krijoi konflikte në mes bashkëatdhetarëve. Prandaj çdo përpjekte për ta mbajtur nëndegën e LDK-së të gjallë u bë e pamundur. Unë kamë vazhduar veprimtarin time deri më 06 tetor 2019, kamë votuar për LDK-në dhe jamë munduar të ndikoj te shumë miq të votojn LDK si këtu ashtu edhe në Kosovë. Zyrtarisht është fakt që kjo nëndegë më nuk ekziston, por jemi mundu aq sa ishte e mundur të kontriboj për LDK. Ne dikur ishim nëndega më aktive në Gjermani, dhe para se Abrashi të jepte atë intervistë është dashtë të interesohet më hollësisht por pse edhe mos të më kontaktonte direkt mua.

Për të gjitha këto unë do të sjelli fakte gezetat Gjermane që shkruajtën për aktivitetet e kësaj nëndege por edhe fotografi. Unë kamë edhe shumë inqizime ku janë të filmuara aktivitetet tona. Por LDK-ja qendrore kurr nuk u interesua për ne edhe kur ishim të sulmuar nga të tjerët që sulmonin Ibrahim Rugovën.

Ndaj Abrashit edhe unë do të ushtroj padi, për fyerje dhe gënjeshtra ndaj meje, fare pa më njohur dhe pa më kontaktuar me mua, si dhe për nxitje dhe kërcënimet nga njerëzit e tij në Gjermani. Këtë të tërën deshta ta postoj në Facebook por dikush ka manipulura me profilin tim dhe ma kanë bllokuar që mos të kem më çasje. Prandaj mu deshtë të zgjedhë këtë rrugë përmes gazetës tuaj të bëjë këtë reagim. Me siguri dikush nga klika e Abrashit ma bllokuan fb që mos të mundem sharjet, fyerjet dhe kërcënimet t`i paraqes si dëshmi në padin që jam duke përgatitur.

Pra unë jamë antar aktiv i LDK-së që nga ditët e para 30 vjete dhe tani me këto sjellje do ta pushoj veprimtarin time deri në reformimin e një LDK-je më të arsyeshme.

Kur unë kam filluar në LDK ajo akoma nuk ka qen e regjistruar si parti, por ilegalisht te njerëzit që kishim besim ua ofronim formularin për ta regjistruar si antarë paretie që LDK ta arrij numrin e duhur për të mund të regjistrohet si parti në kohën e Jugusllavisë.

Në atë kohë Isa Mustafa ishte akoma anëtar i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, kurse Arban Abrashi nuk besoj të ketë lindur. Por sidoqoftë unë e ndiej veten si veteran i LDK-së a i pëlqen dikujt apo jo, por me këso marifetllëqesh, unë do pushoj së vepruari siq e thashë edhe më lartë.

Të gjitha mjetet e LDK si vulën, librezat, regjistrat e antarëve kam deshtë tia kthej LDK-së por tani më jo.

Ato do tia dërgoj prokurorisë si dëshmi dhe të shifet qartë se unë nuk jamë falsifikues, por ato që i them janë fakte dhe të vërteta.

Nuk besoj ndonjë nëndegë tjetër e LDK-së në Gjermani të ketë qenë më aktive dhe të ketë më shumë fakte apo të ketë qenë më aktive se ne. Për dëshmi kamë edhe filmime mbi 50 orë por edhe shumë intervista të dhëna ke TV, ZDF, RTL etj.

SHPËRNDAJE