I hamë çdo ditë, por nuk e dimë që kanë këtë fuqi

Stimuluesit e seksit që dinim deri tani ishin midhjet, arrat, manaferrat. Këta mbeten në listën e afrodiziakëve të fuqishëm, por ka edhe shumë nga ata më pak ekzotikë që i hamë çdo ditë.

Edhe ata janë gjithashtu stimulues të fuqishëm të seksit. Sipas dr. Diana Hoppe kafja dhe çokollata të cilat i konsumojmë pothuajse çdo ditë, konsiderohen të jenë mbretëresha të afrodiziakëve.

Çokollata përmban feniletilaminë, ndërsa kafja e rrit nivelin e dopaminës në tru. Specat djegës chilli stimulojnë mbaresat nervore në gjuhë të cilat e lirojnë hormonin epinephrine.

Shumë njerëz mendojnë se fruti i fikut është afrodiziak shumë i fuqishëm. Dhe po është e vërtetë, pasi përmban shumë aminoacide, të cilat e rrisin eksitimin dhe ju japin shumë energji.

Në këtë listë vijojnë edhe shpargujt, avokadot dhe bananet, selino , apo edhe shega, vera e kuqe, salmoni, vanilja, mjalti dhe qershitë.

SHPËRNDAJE