I infektuari me koronavirus ikën nga Spitali i Gjakovës

Një person i infektuar me koronavirus ka ikur nga Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës “Isa Grezda”.

Sipas sinjalizuesit, i infektuari po trajtohej në këtë spital pasi kishte dalë pozitiv në testin për COVID-19.

Siç mëson Gazeta Sinjali, policia ka iniciuar rast ndaj tij.

Kujtojmë që ky nuk është rasti i parë, që të infektuarit ikin nga spitalet ku po trajtohen.