I jashtëzakonshmi Kyle Walker, e lë Salah me gishta në gojë!

Skuadra e Manchester Cityt ka fituar Superkupën e Anglisë, pasi ka mposhtur Liverpoolin në penallti me rezultatin 5-4.

Megjithatë, skuadra e Liverpoolit mund të fitonte sfidën ndaj Manchester Cityt, në rast se Salah nuk do ta lëshonte këtë mundësi të artë shënimi në minutën e 93’të, përcjellë GazetaBlic.

Salah kaloi të gjithë madje edhe portierin me goditjen e tij, mirëpo Kyle Walker u shfaq në zonë duke larguar topin nga vija fatale në mënyrë fenomenale.

Walker e mbajti në lojë skuadrën dhe më pas u shpërblye edhe me titullin e kampionit.

Ja rasti:

SHPËRNDAJE