I jepet lamtumira e fundit Prof. Dr. Bedri Zahitit

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Sot në Vushtrri me pjesëmarrje të mijëra qytatarëve është varrosur Prof.Dr. Bedri Zahiti, i cili ndrroi jetë dje në moshën 68 vjeçare.Bedri Zahiti ishte Profesoresor i Kardiologjisë.

Prof.Dr. Bedri Zahiti shkollimin e filloj në Tërnavc dhe Klinë të Epërme të Skenderajt, ndërsa shkollën e mesme e vijoi në Mitrovicë, për të vazhduar studimet në Mjekësi në gjeneratën e parë të Fakulteti të Mjekësisë në Prishtinë, ku ai arriti të gjitha thirrjet shkencore dhe profesionale specialistike subspecialist, Magjistër, Doktor Shkence dhe Profesor.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Prof. Dr. Bedri Zahiti ishte ndër ekspertët më të mirë të mjekësisë në fushën e Kardiologjisë në Kosovë, ku këtë e dëshmoi edhe në menaxhim kur udhëheqoi Spitalin e Vushtrrisë në kushte shumë të vështira dhe kur ishte drejtor i Klinikës së Kardiologjisënë QKUK, shkruan Veriu.info

Periudha e menaxhimit te tij në kardiologji do te mbahet mend si koha e eliminimit të listës së pritjes në kardiologji dhe orientimit te zhvillimit te kardiologjisë sipas standardeve ndërkombëtare bashkëkohore.

Prof.Dr. Bedri Zahiti ishte bashkëpuntor i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe anëtar i Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë, sepse ai ishte vertet një studius i veçantë shkencor me dhjetëra publikime të botuara./Veriu.info

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE