I jepet lamtumira e fundit, të aksidentuares mbrëmë në Prishtinë

Është varrosur Lendita Abdullahu Bardhi, e cila humbi jetën mbrëmë si pasojë e plagave të marra nga goditja e një veture, përderisa po kalonte rrugën me një vajzë tjetër të moshës 23 vjeçare.

Lamtumira e fundit e 30 vjeçares u dha në varrezat e qytetit në lagjen “Arbëria”, ku të pranishëm ishin familjarë e miq të shumtë.

E pamja për Linda Avdullahun do të mbahet tre ditë tek familja e burrit të saj në rrugën “Ismet Krasniqi” në lagjen Kodra e Trimave, ndërsa 3 ditë tek familja e saj e vajzërisë në lagjen “Dardania”.

Ajo ishte e martuar dhe la pas një fëmijë të moshës 3 vjeçare.

Ndryshe, e lënduara e dytë e këtij aksidenti që nodhi dje rreth orës 16:00 në “Rrugën B në Prishtinë, është në gjendje të rëndë shëndetësore./Indeksonline/

SHPËRNDAJE