I la pa fjalë të gjithë: Ivanka Trump shfaqet me shami në xhami

Ivanka Trump ka arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe ditën e shtunë, ku merr pjesë në forumin dyditor të ‘Global Women’ në Dubai.

Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, e cila është njëherësh edhe këshilltare speciale e tij, është folësja kryesore në evenimentin që zhvillohet të dielën dhe të hënën.

Mirëpo, 38-vjeçarja e ka nisur angazhimin që të shtunën në Abu Dhabi duke u takuar me sipërmarrëse femra dhe pjesëtarë të qeverisë, duke e përfshirë princin e kurorës Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan – i cili besohet të qetë udhëheqësi i Emirateve në baza ditore.

Ndërsa më vonë gjatë të shtunës, Ivanka e ka vizituar xhaminë më të madhe në atë vend, ‘Sheikh Zayed Grand Mosque’.

Biondja e bukur (e cila është konvertuar në judaizëm ortodoks në vitin 2009 kur u martua me Jared Kushner) ka vënë shami dhe ka ecur këmbëzbathur, duke i respektuar kështu rregullat e objektit të adhurimit islam.

SHPËRNDAJE