Nuk ka mundur t’i mbijetojë sulmit të dytë nga një i çmendur, duke ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.
Telemachus Orfanos, i mbijetoi sulmit të tmerrshëm në Las Vegas vitin e shkuar, kur një person i armatosur qëlloi mbi turmën e koncertit dhe vrau 59 pjesëmarrës.
Por, nuk i shpëtoi kësaj here çmendurisë së personit të radhës, duke u bërë kështu një nga 11 viktimat që humbën jetën këtë të mërkurë, kur një person hapi zjarr në një klub nate në Thousands Oaks, Kaliforni.
Mamaja e tij është shprehur për AbcNews:
Djali im ishte në Las Vegas, me shumë miq, dhe u kthye në shtëpi shëndoshë e mirë. Këtë herë nuk u kthye Nuk dua lutje e ngushëllime, por dua të bëhet diçka. Dua kontroll mbi armët”
Lidhur me autorin e sulmit fatal, mësohet se ai ishte një ish marins që kishte shërbyer në Afganistan, në vitin 2011. Shoku i dhomës, që kishte jetuar me të, thotë se ai ishte tip vetmitar, i çuditshëm e që kërcente vetëm në garazh.








