I mërzitet shtëpia, miliarderi më i vjetër në botë shkon në punë çdo ditë

Chang Jun Chung nga Singapori çdo ditë shkon në punë, pasi nuk mund të qëndrojë në shtëpi.

Ambienti në shtëpi është shumë i mërzitshëm dhe kjo “e detyron” miliarderin 100-vjeçar që çdo ditë punon në zyrën e tij, edhe pse detyrën e kryeshefit ekzekutiv ia ka dorëzuar djalit të tij Teo Siong Seng.

“Çdo ditë shkruaj të gjitha aktivitetet e mia në ditar”, thotë Chiang, duke shtuar se përfaqësuesit e të gjitha departamenteve vijnë ta shohin atë.

Për të, kjo është një mënyrë që mendja e tij të jetë aktive dhe të mbajë kontakt me kompaninë PIL, të cilën e themeloi në vitin 1967 me dy anije detare.

“Nuk mund të qëndroj në shtëpi,” tha miliarderi më i vjetër në botë, duke shtuar se “do të ishte shumë-shumë e mërzitshme”.

Brenda rutinës së përditshme, Chang mëson djalin e tij si të menaxhojë temperamentin e tij në situata të presionit të lartë.

Teo thotë se babai i tij mësoi se njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë për ju jo për shkak të autoritetit dhe pushtetit, por më shumë për shkak të integritetit dhe cilësisë që ju në të vërtetë keni që të vëzhgoni dhe dëgjoni.

SHPËRNDAJE