I propozoi martesë në mes të qendrës tregtare: Arrestohet çifti

Një çift është arrestuar në Iran. Djali i ka propozuar për martesë të dashurës së tij në mes të një qendre tregtare. Videoja e propozimit të djalit u bë virale në rrjetet sociale.

Çifti i dy të rinjve është arrestuar nga policia e qytetit verior të Arakut, me arsyetimin se ata kishin shkelur rregullat e fesë islame. Martesat e gjinisë së njëjtë dhe shfaqja e dashurisë në publik janë të ndaluara nga ligjet islamike të Iranit.

Mahmoud Khalaji, zv.komandat i Policisë, tha për agjencinë e lajmeve “Fars” se çifti është në paraburgim për shkak të kërkesës së njerëzve.

Ai shtoi se ata janë ndaluar për shkak të veprimit që kanë bërë, që sipas tij, është influencë e degjeneruar e kulturës Perëndimore.

VIDEO

SHPËRNDAJE