I riu nga Hasi grushton tre londinezët, i nxjerr nga makina dhe i shqelmon

Kjo video e postuar në rrjetet sociale ka hapur mjaft diskutime mbrëmjen e sotme. Videoja ku tregohet një skenë e dhunshme, e publikuar në një profil Instagrami anglez, tregon një të ri që u vërsulet dy personave me grushte dhe shqelma.

Sipas raportuesve, personi i dhunshëm rezulton të jetë një shqiptar nga Hasi. Këtë fakt e përforcojnë më shumë dhe komentet që i adresohen në videon e postuar faqes së Instagramit.

I riu shikohet teksa ndalon një makinë dhe prej aty i gjuan në grushte shoferit.(Shiko pamjen e plotë ⬇⬇⬇)

Pas kësaj ai merret me pasagjerin që del nga makina dhe i gjuan me shqelma, duke kaluar më pas edhe tek personi i tjetër që shfaqet në fund të videos.

Raportuesit thonë se shqiptari njihet si “shqiptari i tmerrshëm” atje dhe se këtë sjellje nuk është hera e parë që e ka shfaqur.

Motivet e sherrit nuk dihen, por shikoni videon më poshtë:

SHPËRNDAJE