“I serti” i LDK-së: Ministri i Brendshëm paralajmëron sulmuesit e Hotit

Lidhur me sulmin e sotëm me vezë ndaj Avdullah Hotit ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Përmes një reagimi zyrtar, Veliu ka thënë se sulme të tilla janë të patolerueshme.

Sipas tij shprehja e mospajtimeve duhet të bëhet përmes institucioneve dhe rrugëve demokratike.

“Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti është një akt qyqar, me qëllim pengimin e proceseve pozitive në vend.

Aktet e tilla janë të papranueshme dhe të patolerueshme.

Shprehja e mospajtimit dhe pakënaqësisë për çfarëdo procesi, duhet të bëhet përmes mjeteve demokratike dhe rrugës institucionale”, ka shkruar Veliu.

Sulmin e kanë dënuar edhe shumë zyrtarë dhe ministra të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga VV janë distancuar nga një zhvillim të tillë, ndërkohë aludohet se sulmi mund të ketë qenë i orkestruar nga AAK’ja, meqë Haradinaj para dy ditësh kishte parlajmëruar ‘ngjyrje me vezë’, nëse hiqet taksa./Express/

SHPËRNDAJE