I shkruan “Mirë se vjen në Serbi”, i dashuri i Dua Lipës i mbyll gojën komentueses |FOTO

Dua Lipa bashkë me të dashurin, Isaac Carew ka udhëtuar sot nga Londra për në Prishtinë.

Këngëtarja ka mbajtur edhe konferencë për medie, ku foli për koncertin, talentët e tjerë shqiptarë si dhe për misionin e festivalit “Sunny Hill”, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës, janë publikuar disa imazhe si nga Dua ashtu edhe nga Isaac, prej momentit kur janë nisur për në Kosovë.

Në një fotografi që Isaac e shkrepi në avionin privat me të cilin udhëtuan, ai etiketoi Prishtinën, por nuk munguan edhe komentet tendencioze nga ndjekësit serbë.

Një komentuese serbe i shkruan atij “Mirë se vjen në Serbi”, ndërsa i dashuri i Duas kishte përgjigje epike, ku shkroi “Gjeografia nuk është atributi juaj, apo jo?”.

SHPËRNDAJE