I shpëtoi rrezikut, Pele surprizohet në spital nga vizitori special

Sëmundja e pak ditëve më parë trembi të gjithë, por tani Pele, një prej futbollistëve më të mirë në botë, i të gjitha kohërave, nëse jo më i miri, është mirë dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Trajtimi në spitalin francez po vijon në mënyrën më të mirë të mundshme, aq sa “O Rei” bëri shaka duke deklaruar se ishte madje gati të rikthehej të luante futboll.

Nga një magjistar i topit, te një tjetër. Pikërisht këtë të hënë, kampioni brazilian ka patur një vizitor bashkëkombas, Neymar, i porsa ribashkuar në stërvitje me skuadrën e PSG, pas 70 ditë dëmtimi në këmbë.

Është piëkrisht braziliani 27-vjeçar ai që ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet përkrah legjendës Pele. Që të dy qeshin, gati të hedhin pas shpine problemet e tyre fizike, për të vijuar mes lavdisë jetët respektive.

SHPËRNDAJE