I tha ‘JO’ Barcelonës, ylli i madh tregon arsyen

Marco Verratti është futbollisti që i tha ‘JO’ Barcelonës në vitin 2016.

Së fundi ai ka zbuluar arsyen.

Mesfushori italian ka qenë gur themel i projektit ambicioz të PSG-së që nga transferimi nga Pescara në vitin 2012.

Por, Verratti ka zbuluar se Barcelona i bëri me të vërtetë një ofertë në vitin 2016, duke i ofruar edhe më shumë para sesa fiton në Francë.

“Barcelona më ofroi diçka tjetër, është normale që për një kohë të mendoni”, ka deklaruar Verratti, përcjell lajmi.

“Jam i sinqertë, për herë të parë në pesë vjet kam pyetur veten nëse duhet të qëndroja këtu”.

“Njerëzit mendojnë se te PSG luaj për para, por mund të fitoj kaq edhe diku tjetër gjithashtu. Nëse do të largohesha verës, ka pasur klube që ishin gati të paguanin 100 milionë euro për nënshkrimin tim, dhe unë do të fitoja shumë më tepër”.

“Neymar ka mundur të fitojë më shumë te Manchester City dhe Chedlsea. Ai nuk erdhi këtu për para, por për projektin. E njëjta gjë ishte edhe me mua”.

SHPËRNDAJE