I thyhet vetura gazetarit Mentor Buzhala

Gazetarit të portalit Lajmi.net, Mentor Buzhala i është thyer vetura e tipit Passat.

Vetura është goditur me një mjet të fortë në xhamin prapa, dhe gjithashtu është goditur edhe në pjesët e tjera.

Në pjesën e xhamit ka qenë e pamundur të jetë shkaktuar thyerja nga ndonjë aksident, pasi vetura ka qenë në parking.

Mentor Buzhala ka bërë të ditur se veturën e ka pasur të parkuar afër Parkut të Qytetit, më saktësisht në rrugën “Isa Kastrati”.

Edhe pse e ka njoftuar Policinë e Kosovës, ata ende nuk kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Lajmi.net kërkon nga Policia që të dalë në vendin e ngjarjes dhe të bëjë ekzaminimet e nevojshme, dhe të zbardhet e vërteta.

SHPËRNDAJE