I vetëm pa familje, e pa të ardhura: Historia e dhimbshme e 59 vjeçarit nga Prishtina, që u nda nga jeta sot nga koronavirusi

Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar dy viktima tjera nga koronavirusi në Kosovë, e njëri nga ta ishte një 59 vjeçar për të cilin u tha se jetonte në kushte të rënda dhe i vetmuar.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi ka treguar historinë e dhimbshme të të moshuarit, i cili jetonte në kontejnerë në Fushën e Pajtimit.

Ai tha se jeta e tij ishte shumë e vështirë, duke mos pasur askënd që të kujdesej për të, vetëm fqinjtë të cilët dërgonin ndihma e ushqim për të.

‘’Pacient i rregulltë i urgjencës dhe qendrave tona të mjekësisë familjare. Disa miq, dhe kojshitë i dërgonin edhe ushqim dhe kujdeseshin për të’’, thuhet në postimin e Ahmetit.

Sipas Ahmetit, ai nuk kishte shfaqur simptoma të koronavirusit por megjithatë u vendos që të testohej për koronavirus, dhe rezultati doli pozitiv.

‘’Edhe pse nuk kishte simptoma të virusit, megjithatë mjekët vendosen që ta testojnë. Doli pozitiv testi. Sot në mëngjes, S.N. ndërroi jetë në Klinikën Infektive nga komplikimet nga sëmundjet’’, shkroi Ahmeti.

Shpend Ahmeti tha se përmes këtij postimi do dëshironte që S.N, të kujtohej dhe të mendohet më shumë për solidaritetin mes njëri tjetrit.

Deri tani numri i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 145, ndërsa janë konfirmuar 3 viktima.

Ky është postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

”S.N. në gjendje të rëndë sociale kishte jetuar për vite të tëra në kontejnerë në Fushën e Pajtimit. Nuk kishte familjarë dhe me sëmundje të rënda kronike.

Në vitin 2015 nevojiteshin negociata për ti larguar ato familje nga kontejnerët. Edhe pse premtonim pagesën e qerasë, familjet në gjendje të rëndë frigoheshin ta lenin kontejnerin e vetë për një banesë me qëra duke mos ju besuar institucioneve.

Që atë vit, S.N. e kkemi vendos në banesë me qëra në Prishtinë. Pacient i rregulltë i urgjencës dhe qendrave tona të mjekësisë familjare. Disa miq, dhe kojshitë i dërgonin edhe ushqim dhe kujdeseshin për të.

Kështu ndodhi edhe javen e kaluar kur njëri prej kojshive na lajmëroi që pacienti ishte keq dhe se ka nevojë për ndihmë. gjatë kësaj periudhe ekipet tona kanë vizituar S.N. disa herë për shkak të sëmundjeve kronike.

Edhe pse nuk kishte simptoma të virusit, megjithatë mjekët vendosen që ta testojnë. Doli pozitiv testi. Sot në mëngjes, S.N. ndërroi jetë në Klinikën Infektive nga komplikimet nga sëmundjet.

Janë marr të gjtha masat e protokolit.

Por ky status nuk ishte vetëm për të ju kujtuar rreziqet nga virusi.

Ky status ishte për ta kujtuar një qytetar të Prishtinës, i cili kisht e jetë të vështirë, shumë më të vështirë se sa që të gjithë ne mund ta imagjinojmë. Me sëmundje, pa të ardhura, pa familje.

Meqenëse ka pak njerëz që mund ta kujtojnë, e edhe më pak njerëz që mund ta varrosin, ta kujtojmë të gjithë së bashku, e me këtë edhe të mendojmë për virusin, por edhe më shumë për solidaritetin.

U prehtë në paqe!”.

SHPËRNDAJE