Ia dhuron të fejuarës bikinit të personalizuara me fytyrën e tij, për mos ta shikuar burrat tjerë!

Një burrë i ka blerë një parë bikini për të dashurën e tij. Po i njëjti i ka personalizuar ato me fytyrën e tij.

Australiani Pedro Cuccovillo Vitola, ka krijuar një klip qesharak në Instagram në të cilin ai i prezanton të dashurës së tij dhuratën, përkatësisht bikinit me fytyrën e tij në të, shkruan The Sun.

Ai iu ka spjeguar 12500 ndjekësve të tij se këtë e ka bërë që mos ta shikojnë meshkujt tjerë.

Ai u shpjegoi 12.500 ndjekësve të tij: “Është e dokumentuar mirë që Patty i do bikinet e saj dhe unë urrej të harxhoj para për to.

Por këtë herë unë i kam lënë mënjanë ndjenjat e mia dhe gjeta një vend të mirë në zemrën time për t’i blerë asaj bikini perfekt”.

Dhe kur Pedro thotë “perfekt”, nënkupton se ai dëshiron të trembë burra të tjerë.

SHPËRNDAJE