Ia vranë 13 anëtarë të familjes, vajza nga Krusha mesazh prekës tenorit kosovar

Pikërisht në 11 vjetorin e Pavarësisë së vendit tonë, tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj lansoi projektin e tij të ri muzikor, që ia kushtoi Kosovës.

Ai risolli këngën e Vaçe Zelës, “Rrjedh në këngë e ligjërime”, ndërsa këtë e bëri përmes një videoklipi fantastik, ku në fokus kishte ushtarët e Kosovës.

Kjo këngë mori shumë pëlqime dhe u shpërnda gjithandej në rrjetet sociale. Por ky projekt preku emocionalisht veçmas ata të cilët humbën më të dashurit e tyre për këtë liri.

Një mesazh mjaftë emocionues që i ka shkruar një vajzë nga Krusha e ka ndarë edhe tenori me ndjekësit e tij në llogarinë Instagram.

SHPËRNDAJE