Ibra: S’ka futbollistë si unë, i gjatë, i fortë, i shpejtë dhe që vallëzon si Muhammad Ali

Zlatan Ibrahimovic është nga ata duhet të dëgjosh mirë kur flet.

Sulmuesi suedez ngacmon shpesh dhe deklaratat e tij bëhen virale menjëherë. Së fundmi ka dhënë një intervistë për Sportweek dhe një nga pyetjet më interesante ka qenë nëse ditët e sotme ai sheh një lojtar si vetja.

Përgjigja pastaj është e nivelit Zlatan, që nuk sheh asnjë futbollist si ai. “Shpresoj të vijë shpejt, për njerëzit, por nuk e shoh tani”, thotë fillimisht Ibra.

Sulmuesi i Milanit, më tej shton: “Nuk ka asnjë futbollist me karakteristikat e mi, që të jetë i gjatë, i fortë, i shpejtë dhe që vallëzon si Muhammad Ali”.

SHPËRNDAJE