“Ibrahim Rugova kishte zhvilluar negociata sekrete me Millosheviqin në Dayton”

Sa herë që flitet për vitet ’90-të dhe Kosovën e okupuar nga Serbia, një nga vërejtjet kryesore që i bëhet Ibrahim Rugovës, udhëheqësit paqësor të kosovarëve, si dështim i përshkruhet fakti që Kosova nuk është adresuar në Dayton, ku po negociohej ndalja e luftës ndërmjet Sllobodan Millosheviqit, Franjo Tugjmanit dhe Alija Izetbegoviqit.

Por, duket se Kosova ka qenë pjesë e negociatave, nëse është për t’i besuar një diplomati serb që ka publikuar një libër së voni. Vujoviq në librin “Fluturimi i fundit nga Daytoni” ka shkruar edhe për Slobodan Milosheviqin, i cili ka përfaqësuar serbët në konferencën e vitit 1995, Presidentin e Serbisë e ka cilësuar si një “takticient të shkëlqyer, por strateg të dobët”.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen ⤵⤵⤵)

Kundërshtarët e Ibrahim Rugovës në Kosovë, mungesën e Kosovës në Dayton ia atribuojnë si dështim. Dihet se një grup shqiptaro-amerikanësh kishte udhëtuar në Dayton të Ohios, më saktësisht në bazën Wright Patterson për të kërkuar që edhe Kosova të jetë pjesë e konferencës. Në librin e tij, “To end a war”, Holbrooke tregon se si kishte takuar shqiptarët.

Por, çfarë shkruan diplomati serb për çështjen e Kosovës dhe trajtimin e saj në këtë konferencë?

Sipas Vujoviqit, pala amerikane në këtë konferencë ia ka propozuar një zgjidhje Millosheviqit për Kosovën e cila nuk i ka pëlqyer fare. Madje, kur autorit të librit i ishte dorëzuar propozimi për t’ia dërguar Millosheviqit, ai ia kishte përplasur në kokë.

Sipas Vujoviqit, në Dayton për Kosovën është propozuar “autonomi e lartë me të cilën shqiptarët do t’i kishin i institucionet e veta”. Madje, sipas tij, afër bazës ndodhej edhe Ibrahim Rugova, deri atëherë udhëheqësi i pakontestuar i Kosovës.

“Në hotelin, jo larg bazës ku zhvilloheshin negociatat ishte akomoduar Ibrahim Rugova”, shkruan diplomati serb.

“Millosheviq e lexoi propozimin, u skuq nga zemërimi dhe më goditi me ato letra. Unë i mblodha ato nga dyshemeja, kam dëshmitarë. Ai tha se një hap të tillë (zgjidhje për Kosovën), nuk do ta mbijetonte në opinion”, ka shkruar ai.

Sipas diplomatit serb askush nga delegacioni serb nuk kishte marrë guxim t’ia prezantonte “zgjidhjen” për Kosovën, madje dikush nga delegacioni kishte thënë se “do të më vriste po t’ia dërgoja këtë dokument”.

“I tërë delegacioni frikësohej nga Millosheviqi askush nuk guxonte t’i trokiste në dyer”, ka shkruar ai.

Siç dihet, Serbia më vonë është detyruar të marrë pjesë në një konferencë tjetër ndërkombëtare për Kosovën në Rambouillet të Francës, e cila çoi në bombardimet e NATO-s ndaj forcave serbe dhe përfundimisht në pavarësimin e Kosovës nga Serbia.

SHPËRNDAJE