Icardi nuk dëshiron të qëndroj në PSG, e as këta nuk duan ta mbajnë

Paris Saint-Germain raportohet se i ka dhënë fund mundësisë që ta blejë këtë verë të huazuarin nga Interi, Mauro Icardin, i cili ia bëri të qartë klubit francez dëshirën e tij për t’u kthyer në Itali sezonin e ardhshëm 2020/21.

Gazeta italiane La Gazzetta dello Sport ka zbuluar se agjentja dhe bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka biseduar me drejtorin sportiv të Paris Saint-Germainit, Leonardon, dhe ia ka bërë të ditur atij vendimin e argjentinasit për t’u kthyer në Itali.

Po i njëjti medium italian më tutje raporton se Paris Saint-Germain ka vendosur, për shkak të asaj bisede, që ta shkëputë kontratën me Inter sa i përket opsionin për blerjen e sulmuesit në fund të këtij sezoni.

Gjiganti francez e kishte shqyrtuar mundësinë ta shfrytëzojë opsionin për blerjen e Icardi këtë verë në marrëveshjen me Inter, pasi argjentinasi i ka shënuar 20 gola në 31 ndeshjet e këtij sezoni. Megjithatë, tani ky plan është hedhur poshtë.

Edhe e ardhmja me zi kaltrit duket se s’ka shumë gjasa të ketë sukses për ish-kapitenin e Inter, i cili u largua nga klubi pas problemeve që ia prishën marrëdhënien si me hierarkinë e klubit, ashtu edhe me tifozët gjatë sezonit 2018/19.

Gjatë javëve të fundit, 27-vjeçari ka qenë i përfolur edhe për një kalim të mundshëm në Juventus, ku kishte dashur të shkonte edhe gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, por s’i ishte realizuar dëshira.

Argjentinasi është përfolur edhe për një transferim potencial në Napoli. Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, ka zbuluar se argjentinasi është përtej kapaciteteve financiare të klubit, që e la Icardi me Juventus si opsionin e tij të vetëm në Itali.

SHPËRNDAJE