“Ideja e korrigjimit të kufijve mund të ketë lindur nga ndërkombëtarët. Nuk është e serbëve”

Gazeta Blic sonte ka filluar me produktin e ri televiziv, “Blic Intervieë”, me Astrit Gashin, emision ky që do të transmetohet çdo javë.

Në emisionin e parë, i ftuar është drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu.

Kryeziu duke folur për bisedimet Kosovë- Serbi, gjegjësisht për idenë e shkëmbimit të territoreve, ka thënë se kjo temë nuk është diskutuar në Bruksel.

“Presidenti Thaçi ka dhënë vetëm deklarata në lidhje me korrigjimin e kufijve, por nuk e di që kjo temë të jetë diskutuar në negociata”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se duhet të nxirret një platform për këto negociata me Serbinë. E, sipas tij, në këtë platform do të paraqiteshin edhe vijat e kuqe, që nuk i tejkalon.

Kryeziu në “Blic Intervieë’, me Astrit Gashi ka thënë se duhet që në platformën e negociatave të përfshihet edhe çështja e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tash.

Sipas tij, ne nuk duhet të frikësohemi nga marrëveshja përfundimtare me Serbinë.

“Presidenti Thaçi nuk ka arritur ta shpjegojë idenë e “korrigijimit” të kufijve. Kjo ide nuk e di nëse është origjinale, por mund të jetë edhe ide e ndërkombëtarëve”, tha ai.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE