Identifikohet! Ky është i riu që humbi jetën sot në kazino në Suharekë

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur sot në Suharekë.

Një person rreth të 30-ve është qëlluar mëngjesin e sotëm në një kazino.

Këtë informacion e ka konfirmuar policia, duke shtuar se deri më tani nuk ka asnjë të kapur. Express mëson se bëhet fjalë për Jetmir Aliajn i cili ishte në punë në momentin e krimit.

I ndjeri ishte nga fshati Mushtisht i Suharekës. Ndërkaq fotografia e tashmë të ndjerit është shpërnarë në rrjetet sociale ku thuhet se ai në momentin e krimit kishte qenë duke punuar në kazino.

Ndërkohë që në po të njëjtin qytet, para pak orëve dyshohet se ka ndodhur edhe një krim. Vëllai besohet se ka qëlluar vëllan në Studentqan të Suharekës.

Ky është krimi i tretë brenda kësaj jave në Kosovë. Të martën u qëllua një burrë në Marmull të Gjakovës.

SHPËRNDAJE