Idrizi akuzon Bahtirin për largim të investitorëve nga Mitrovica

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi ka akuzuar ish-kryetarin, tashmë kundërkandidatin e saj, Agim Bahtirin për moskrijim të kushteve për investitor.

Ajo theksoi se pikërisht Bahtiri zhvati investitorët.

Idrizi në Rubikon të KTV-së lexoi edhe vendimin për tërheqjen e investimeve në Parkun Industrial.

Sipas saj, investitorët janë larguar për shkak të kushteve të pavolitshme që janë krijuar nga ana e komunës së Mitrovicës. Mirëpo, Bahtiri ka kundërshtuar një akuzë të tillë.

Ai ka thënë se vetë investitori nuk ishte i gatshëm të plotësoj kushtet bazë dhe nuk kishte mjetet e duhura.

“Ai që nuk ka mund t’i gjej mjetet që ka menduar që mund t’i gjej edhe tash ai mund të thotë çka të dojë”, përfundoi Bahtiri.

SHPËRNDAJE