Iftari i parë, Luana Vjollca gëzon një familje në nevoj në Ferizaj

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca natën e parë të Ramazanit ka vendosur që të shtrojë një iftar më ndryshe së bashku me dizajneren Blerina Kllokoqi Rugova dhe gazetarin Gent Toska.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram fotografi dhe video, ku shfaqet krah një familje në nevojë në Ferizaj, të cilët kishte shkuar t’i ndihmonte natën e parë të Ramazanit.

Luana ka thënë se për historinë e kësaj familje kishte dëgjuar rastësisht, dhe se ishte shumë e ngjashme me historinë e familjes së saj.

“Sot vendosa ta festoj me ju natën e parë të Ramazanit. Vendosa të shtroj një iftar ndryshe bashkë me Blerina Kllokoqi Rugovën dhe Gent Toskën në një familje historinë e së cilës e dëgjova rastësisht, ishte kaq shumë e ngjashme me historinë e familjes time. 1 nënë që sakrifikon jetën e saj për t’ia dal e vetme me 3 fëmijë të vegjël… njësoj si nëna jonë. Heroina!!!

Ishte shumë pak ajo çfarë unë bëra, por ishte aq bukur dhe u kënaqëm aq shumë!! Dëshira e tyre ishte që të postoja foto me ta, unë po e bëj duke ju thënë të gjithëve ju që keni sadopak mundësi, ndihmoni SOT! Ndonjëherë jeta na rrëmben në rutinën e vet dhe pavarësisht dëshirës nuk bëjmë aq sa duhet për njerëzit në nevojë! Dikush sot, dikush nesër për ta është SHUME. Gëzuar Ramazanin të gjithë besimtarëve mysliman!”, ka shkruar Luana.

 

SHPËRNDAJE