Ilir Deda flet pas takimit ‘kokë më kokë’ me Shpend Ahmetin, tregon çka biseduan!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e “Alternativës” Ilir Deda, ka sqaruar për “Gazeta Blic” takimin me ish-bashkëthemeluesin e partisë Fryma e Re (FER), Shpend Ahmeti, tani kryetar i PSD-së, duke thënë se nuk ka pasur diçka të pazakonshme nga ai takim.

Deda, u shpreh se temë e këtij takimit ka qenë dialogu me Serbinë, duke mohuar se kanë diskutuar rreth mundësisë për t’iu bashkuar PSD-së.

“Ne rregullisht takohemi dhe diskutojmë për dialog, pra ka qenë takim i rregullt, të cilat i mbajmë çdo javë”, tha Deda, pa dhënë më shumë detaje nga takimi me Ahmetin, ku u shoqëruan edhe nga ish-kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymerin, tani në PSD.

SHPËRNDAJE