Ilir Deda ka një pyetje lidhur me demarkacionin, para se të votojë për të

Deputeti Ilir Deda shkruan para se ta ketë raportin e Komisionit për demarkacion, i intereson se a ka qeverisur Kosova me ‘territorin e kontestuar’ deri në gusht 2015.

Ai shkruan në Facebook:

Derisa jemi në pritje të shpërndarjes zyrtare të raportit të Komisionit të kryesuar nga Shpëtim Bulliqaj – ajo çka më intereson më së shumti është nëse ky Komision ka gjetur dëshmi të pakontestueshme (fakte, me letra) nëse Qeveria e Kosovës ka qeverisur me “territorin e kontestuar” deri në gusht 2015?

Dmth a ka pasë “kontroll efektiv” siç po pretendohet (ose ndryshe e njohur si “ushtrim efektiv të jurisdiksionit territorial” sipas Tribunalit të Arbitrazhit) mbi territorin që po kontestohet? Kjo është kyqe.

Përndryshe, sipas raportimeve në media, Komisioni nuk paska kontestuar që verzioni i tanishëm i demarkacionit është në kundërshtim me kufijtë kadastral të Kosovës, konkretisht të kufijve kadastral të Pejës dhe Deçanit.

SHPËRNDAJE