Ilir Deda komenton reagimin e QUINT-it

Edhe deputeti nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, ka reaguar pas deklarimeve të lëshuara sot nga shtetet e QUINT-it, ku u shpreh qartë shqetësimi për vazhdimësinë e tentimeve që të zhvleftësohen Dhomat e Specializuara.

Sipas Dedës ky duhet të jetë paralajmërimi i fundit për udhëheqësit që të heqin dorë nga ‘theqafja’, dhe sipas tij ky reagim i sotëm tregon se raportet e Kosovës me shtetet e QUINT-it mund të rrezikohen.

Shkrimi i plotë:

eklarata e shteteve të QUINT-it duket të jetë paralajmërimi i fundit për udhëheqësit e Kosovës që të hekin dorë nga theqafja dhe rruga e sfidimit më serioz të shtetësisë tonë. Me këtë bie në ujë propaganda e pushtetit se nuk do të rrezikohet marrëdhënia me shtetet kyqe të Perëndimit.
Përkundrazi, Kosova u paralajmërua sot me izolim – apo siç u tha “për pasojat më të rënda negative … përfshirë këtu procesin e integrimit ndërkombëtar dhe Euro-Atlantik të Kosovës”.

Gjithashtu, për herë të parë u theksua vendosmëria e shteteve të perëndimit që ta çojnë një proces deri në fund me fjalinë “…presim që të gjitha shtetet të ndjekin penalisht ose të bashkëpunojnë në plotni në gjykimin e krimeve të supozuara të kryera në Kosovë”.
Besoj thellë që nuk ka qytetar në Kosovë që e përkrahë kolapsin e shtetit tonë në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

 

SHPËRNDAJE