Ilir Deda propozon një Kod për largimin dhunës

Deputeti i koalicionit LA, Ilir Deda, ka propozuar hartimin e një Kodi të Mirësjelljes për të eliminuar dhunën e politikanëve. Ka thënë se i njëjti dokument duhet të nënshkruhet dhe zbatohet nga partitë politike.

“Partitë politike në Kosovë patjetër duhet që t’a përpilojnë, t’a nënshkruajnë dhe t’i përmbahen një Kodi të Mirësjelljes. Në të kundërtën, dhuna do të bëhet pjesë përbërëse e politikës kosovare”, ka propozuar Deda.

Kjo ide e Ilir Dedës ka ardhur pas përleshjes fizike ndërmjet Milaim Zekës e Frashër Krasnisi, të dy deputetë të Parlamentit.

Zeka është grushtuar nga Krasniqi pasi një debati me fyerje e akuza si lopë, lahper, i korruptuar, kriminel, terrorist etj.

/

SHPËRNDAJE