Ilir Meta arrin në Kosovë, pritet nga Hashim Thaçi

Me ceremoni shtetërore është pritur Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, nga homologu i tij Hashim Thaçi.

Ceremonia po zhvillohet në Sheshin “Ibrahim Rugova”, për të vazhduar më tej me takimin bilateral.

Gjatë kësaj ceremonie janë interpretuar dy himnet, ai i Kosovës dhe i Shqipërisë.

Ndërkaq në fund të takimit presidentët Thaçi e Meta, do të kenë konferencë për media.

SHPËRNDAJE