Ilmi Reçica kërkoi shtyerjen e seancës për dy orë. Kishte një arsye të fortë

Një natë para seancës konstituive, Elmi Reçica ishte takuar me Labinot Tahirin. Meq janë të dytë nga i njeti qytet (Ferizaj) mundësia për t’u takuar ishte më e lehtë.Labi ishte deklaruar se do ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër por nuk e kishte thënë se të njejtën do ta bënte për Kadri Veselin si kryetar Kuvendi. Takimi mes Reqices dhe Tahirit ishte mu për këtë qëllim; që Labi ta premtoj votën edhe për kryetarin e Kuvendit.I ndikuar nga afërsia me Reçicen por edhe nga fuqija e njërit prej udhëheqësve të SHIK-ut, depueteti i AKR-së atë natë, sic merr vesh Magazina.al, kishte premtuar votën për kryetarin e Kuvendit. Një deklarim i tillë i këngëtarit kishte ngjallur shpresat tek PDK-ja por edhe te PAN-i se punët në seancën konstituive do shkonin mirë.

Por gjithka ndryshoi të nesërmen. Labi i liruar nga presioni i një nate më herët kishte ndërruar qëndrim. Ilmi Reçica dhe PDK-ja pak para seance marrin vesh se Labi nuk do ketë votë për Veselin. “Ai një natë më herët në takimin që kanë pasur me Petritin (Ilmi Reçicen) ka thënë se do ta votojë Veselin. Të nesërmen i hëngri fjalët. Prandaj ne u detyruam ta kërkojmë dy orë që ta sqarojmë edhe një herë qëndrimin e tij”, ka thënë për Magazina.al një zyrtar i lartë i PDK-së.Se në moment të fundit një votë për PAN-in u tërhoq e ka pranuar publikisht edhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj.Tash PAN bashkë me minoritet dhe Teuta Rugovën ka vetëm 60 vota. Ky koalicion e ka të pamundur të marr pjesë në seancën konstituive nëse nuk arrinë të sigurojë së paku edhe një votë.

SHPËRNDAJE