Importuesit e kosovar bojkotuan ‘Rrugën e Kombit’

Protestat kundër taksës në Rrugën e Kombit kanë filluar të mërkurën me shprehjen e politikanit, diplomatit dhe publicistit të pazëvendësueshëm shqiptar, Faik Konica: “Ruaje Zot Shqipërinë nga shqiptarët”, shkruan sot Koha Ditore.

Kanë qenë rreth 150 automjete të rënda, si kamionë të tonazhit të rëndë, trajler dhe autocisterna që kanë nisur protestën kundër taksës së Rrugës së Kombit.

Automjetet janë grumbulluar tek rrethrrotullimi në fshatin Vlashnjë të Prizrenit, për të ndalur në pikëkalimin kufitar të Morinit dhe për të vazhduar më tej në mënyrë demonstrative deri në Kukës dhe më pas janë kthyer sërish në Kosovë, për t’u kthyer në Shqipëri vetëm kur të hiqet ose të zvogëlohet taksa e vendosur në Rrugën e Kombit.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

 

 

SHPËRNDAJE