Incident i ri në fshatin e Kosovës ku jetojnë serbët: Ja çfarë dyshohet se ka ndodhur mbrëmë

“Serbët të nervozuar, dikush hyri brenda kishës në Babimoc”, ky është titulli kryesor sot nëpër mediat serbe, të cilat raportorojnë se dikush ka demoluar objektet e tyre fetare.

Media të ndryshme në Serbi raportojnë se Kisha në fshatin Babimoc afër Obiliqit, u përdhos gjatë natës së kaluar.

Sipas tyre, disa hajdutë kanë hyrë në ndërtesën e Kishës Ortodokse Serbie duke hequr grilën metalike nga dritarja, dhe më pas janë futur brenda.

Çanta e priftit që ishte në kishë u mor me vete dhe rasti u raportua në policinë e Kosovës.

Ndryshe, rreth 800 serbë dhe 150 shqiptarë jetojnë në Babimoc, një fshat multietnik.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE