Incident para parlamentit britanik, ka të lënduar

Një numër qytetarësh britanikë janë lënduar pasi një veturë është përplasur në barrierat e sigurisë pranë Parlamentit britanik, shkruan BBC.

Policë të armatosur, ambulance dhe zjarrfikës kanë arritur në vendin e ngjarjes, derisa incidenti ndodhi mëngjesin e sotëm.

Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin. Policia britnaike ende nuk ka dhënë informacione nëse një sulm i tillë ka lidhje me terrorizmin.

Imazhet e publikuara kanë paraqitur të dyshuarin me duar të lidhura, pasi u arrestua nga policia.

Dëshmitarët kanë rrëfyer ngjarjen, duke thënë se ai është future me shpejtësi në barrierat e sigurimit para parlamentit britanik.

“Isha duke ecur në anën tjetër të rrugës. Dëgjova disa zëra, dikush bërtiste. U shikova për të parë se çka po ndodhte dhe pashë një veturë që me shpejtësi të madhe ia kishte mësuar parlamentit’, thotë Evalina Ochab, dëshmitare e ngjarjes.