Infektiva njofton edhe për 2 të vdekur nga COVID-19, shkon në 56 numri i viktimave

Kanë vdekur edhe 2 persona nga COVID-19 në Kosovë.

Nga Klinika Infektive, njoftojnë se dje më 1 korrik ka vdekur pacienti F.G i moshës 71-vjeçare nga Prishtina, me diagnozën COVID-19 dhe sëmundje tjera shoqëruese, dhe sot më 2 korrik në mëngjes vdiq pacienti F.M i moshës 83-vjeçare nga Mitrovica, po ashtu me sëmundje tjera shoqëruese.

Infektivja njofton se të hospitalizuar sot gjenden 114 raste pozitive.

Por asnjë sqarim nuk është dhënë nga Infektivja me numrin e përgjithshëm të vdekjeve, derisa, Instituti mbrëmë ka njoftuar për 54 të vdekur. Me dy të vdekurit e fundit, numri shkon në 56.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE