Infektologu kosovar ka një lajm shumë të keq për koronavirusin në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot kanë ndërruar jetë dy pacientë si pasojë e Covid 19, duke bërë që të arrijë në tre numri i të vdekurve në Kosovë.

Infektologu kosovar, Isuf Dedushaj, ka thënë që shpreh keqardhje për familjarët që kanë humbur të afërmit nga koronavirusi.

Dedushaj në Info Magazine në Klan Kosova, ka paralajmëruar se pritet që të ketë akoma humbje jetësh si pasojë e pandemisë në Kosovë.

“Shpreh keqardhje dhe ngushëllimet e mia familjarëve që i kanë humbur të afërmit. Pritet të ketë akoma të humbje jetësh. Ka shkallë relativisht të lartë të mortalitetit sidomos te personat e moshuar. Në Itali edhe në vendet tjera kanë humbur jetën njerëz të moshës më të re, por që kanë pasë edhe ndonjë sëmundje tjetër”.

“Një javë ose 10 ditë para se të paraqitet rasti i parë në Kosovë është marrë qëndrim të mbyllen shkollat. 50 % e popullsisë janë në izolim. E vetmja metodë e suksesshme në Kosovë, ka qenë ndalja e shkollave dhe tubimeve masive. Edhe prijësit fetarë i janë përgjigjur thirrjes që t’i ikin ceremonive fetare”.

Dedushaj ka theksuar se Kosova ka një përvojë të hidhur me sëmundjet ngjitëse.

“Ajo që më ka lënë përshtypje është angazhimi i stafit mjekësor, të cilët kanë punuar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe i kanë zbauar me përpikëri masat e marra nga Qeveria kundër përhapjes së pandemisë”.

SHPËRNDAJE