Infektologu Valbon Krasniqi gëzon kosovarët që e pëlqejnë detin

Përkundër shfaqjes së pandemisë Covid-19, kosovarët edhe këtë vit do të mund t’i kalojnë pushimet verore nëpër bregdete.

Kështu të paktën tha në intervistë për Insajderin infektologu, Valbon Krasniqi.

“Edhe pse do të jetë më ndryshe se herave tjera, besoj fuqishëm se do të këtë pushime dhe do ta shfrytëzojmë verën edhe këtë vit”, ka thënë ai.

Infektologu ka theksuar se duhet të ketë kujdes të shtuar.

Gjatë kësaj interviste Krasniqi ka folur edhe për kërkesën e përbashkët të kryetarëve të komunave për reduktim të fazës së dytë.

Mes tjerash, ai tha se ka qenë e pritshme që më në fund në Kosovë të mos shënohet asnjë rast me Covid-19.

SHPËRNDAJE